Nuk e futi Brojën në formacion, trajneri Poçetino shpjegon vendimin: Nuk është normale…

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Broja drejt largimit nga Chelsea?! Trajneri Pochettino flet qartë për të ardhmen e sulmuesit kuq e zi…

Fundi i ndeshjes mes Midëllsbrou dhe Çelsit në Kupën e Ligës ka shënuar një incident aspak të këndshëm për Armando Brojën dhe shokët e tij. Tifozët e klubit londinez, të inatosur për humbjen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës, kontestuan futbollistët e tyre. Broja ishte ndër të paktët lojtarë të Çelsit që u kthye nga këndi ku ishin tifozët udhëtues për t’i duartrokitur si falënderim për mbështetjen. Por ai u përball më vërshëllimat dhe kontestimin e mbështetësve të skuadrës të cilët kërkonin më shumë nga kjo sfidë. Sulmuesi vrapoi poshtë tribunës, duke parë se Tiago Silva nisi të shkëmbente disa batuta aspak miqësore me tifozët që po e kontestonin. Por situata u zgjidh shpejt dhe futbollisti shqiptar gjithashtu u largua drejt dhomave të zhveshjes, ashtu si shokët e skuadrës.

Çelsi hodhi një hap të gabuar duke u mundur nga Midëllsbrou në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Ligës. Në pjesën e dytë, Poçetino u përpoq të shmangte këtë humbje duke hedhur në fushë Brojën dhe Mydrik, por pa sukses. Për sa kohë ishte në fushë, Broja dhuroi një paraqitje të mirë, të paktën në raport me pjesën tjetër të fazës ofensive. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i Çelsit theksoi se ekipi i tij bëri shumë gabime, mbi të gjitha në pjesën e parë, teksa nuk ishin të qartë në finalizim ndërsa u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me vendimin për të lënë Brojën në stol.

Armando vjen nga një vit i dëmtuar, ishte në fushë pak ditë më parë. Ai nuk mund të luajë si një lojtar normal, ne duhet ta menaxhojmë atë pasi tre ditë më vonë kemi një tjetër ndeshje. Është e vështirë për një lojtar si Broja, pas një dëmtimi të tillë, të luajë tre ndeshje në shtatë ditë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48907 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE