Poloni, pranga ish-ministrit të Brendshëm/Arrestohet në pallatin presidencial!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Poloni, pranga ish-ministrit të Brendshëm/Arrestohet në pallatin presidencial!

Pranga ish-ministrit të Brendshëm të Polonisë, Mariusz Kaminski që ishte pjesë e qeverisë së mëparshme populiste. Me të u arrestua edhe një nga ndihmësit e tij më të ngushtë. Kjo ndodhi mbrëmë vonë në mjediset e pallatit presidencial.

I arrestuar në përputhje me vendimin e gjykatës.

Në dhjetor, një gjykatë polake apeli e dënoi Kaminskin, si dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Maciej Wasik-un me dy vjet burg për tejkalim të kompetencave, në një çështje që daton nga viti 2007. Në atë kohë, si kryetar i zyrës qendrore kundër Korrupsionit, Kaminski urdhëroi një hetim të konsideruar të paligjshëm duke synuar një anëtar të koalicionit qeverisës, të udhëhequr nga PiS.

Personalitet kontrovers, Kaminski ka shërbyer edhe si koordinator i shërbimeve sekrete e në sytë e kritikëve të tij, mishëron tendencat autoritare brenda partisë nacionaliste e populiste “Ligj dhe Drejtësi” (PiS), e cila humbi pushtetin pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit të kaluar.

Mbrëmjen e së hënës, një gjykatë lëshoi ​​një urdhër arresti ndaj dy zyrtarëve. Ata pretendojnë pafajësinë e tyre, duke përmendur një falje presidenciale të dhënë nga presidenti Andrzej Duda në vitin 2015 e të vënë në pikëpyetje nga Gjykata e Lartë.

Të zgjedhur deputetë gjatë zgjedhjeve të tetorit, dy zyrtarët panë mandatet e tyre të anuluara të premten, por refuzojnë ta njohin vendimin. Policia nuk mundi t’i gjente në shtëpi. Por, u shfaqën menjëherë pas presidentit Andrzej Duda, gjatë një ceremonie në pallatin presidencial ku më pas kaluan gjithë ditën e djeshme.

Sipas raportimeve të mediave, presidenti mungoi në momentin e arrestimit. Dje pasdite, të dy personat bënë një deklaratë në oborrin e pallatit presidencial.

Ne nuk fshihemi, ne jemi këtu me presidentin, e dimë që forcat policore janë mbledhur pranë presidencës për të na arrestuar. Nëse përfundojmë në burg, ne do të jemi të burgosur politikë.

“Kjo është një situatë e paprecedentë”, komentoi kryeministri pro europian, Donald Tusk përpara arrestimit, një situatë në të cilën “njerëzit e dënuar që duhet të dërgohen nga policia në një vend izolimi, zgjedhin një vend tjetër izolimi, ndoshta më të rehatshëm, (…) pallatin presidencial”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE