Jasir Asani bën premtimin e madh për kampionatin evropian, ja çfarë tha ‘snajperi’ kuq e zi…

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jasir Asani bën premtimin e madh për kampionatin evropian, ja çfarë tha ‘snajperi’ kuq e zi…

Jasir Asani ishte padyshim zbulimi më i madh në këto ndeshje kualifikuese të Kombëtares tonë. Merita i takon padyshim trajnerit Sylvinho që vendosi ta ftojë sulmuesin në Kombëtare, pjesa tjetër është histori me golat e mrekullueshëm të Jasir Asanit. Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, në një intervistë, foli për ndjenjat dhe emocionet e forta që ka përjetuar gjatë karrierës së tij. Asani tregon se të qenit pjesë e Kombëtares së Shqipërisë është një ëndërr e plotësuar që kur ishte fëmijë.

Ai tregon si ka pritur thirrjen e parë nga trajneri Silvinjo, tregoi emocionet dhe parashikimet e tij për grupin e “ferrit” të kuqezinjve në EURO 2024 në Gjermani, si dhe ku ka dëshirë që t’a mbyllë karrierën si futbollist. Në lidhje me ftesën në Kombëtare, ai u shpreh:

 Kur ftesa erdhi isha në Korenë e Jugut dhe dy ditë para, normalisht, nga gëzimi edhe qan dhe bën të pamundurën për çdo gjë, sepse po të plotësohet dëshira që nga fëmijëria që e ke pasur për Kombëtaren e Shqipërisë. Është një emocion i paparë, sepse të vjen koha që ti të luash për atë fanellë shumë të rëndë, shumë emocion që të jep dhe me ata tifozë anembanë botës që vijnë e të mbështesin. Sidomos në “Air Albania”, që kanë qenë ato tre ndeshjet më të vështira, me Poloninë, Moldavinë dhe Çekinë që kemi fituar. Nuk mund ta përshkruash me fjalë, e paparë.

I pyetur për grupin e “ferrit” ku Shqipëria është bashkë me Kombëtare si: Italia, Kroacia dhe Spanja, Asani duket mjaft optimist dhe me entuziazëm thotë se të gjithë ekipeve do t`u bëjë gol. Ai gjithashtu shpreson se do të arrijnë të kalojnë grupin.

Doja një grup shumë të fortë, si ky që kemi, në mënyrë që t’a shohim veten ku jemi dhe t’i tregojmë gjithë botës se nuk jemi rastësisht në Gjermani. Nuk ka qenë rastësi që kemi mundur Poloninë, Çekinë, Moldavinë. Është mirë që e mbyllëm në vend të parë dhe unë mendoj se do bëjmë gjëra të mëdha pa marrë parasysh se çfarë ekipi do të kemi aty. Sa i përket karrierës, karrierën dua t’a mbyll te Partizani, pasi atje është familja ime e dytë.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49182 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE