Finlanda zgjat përtej 15 janarit mbylljen e kufirit me Rusinë!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Finlanda zgjat përtej 15 janarit mbylljen e kufirit me Rusinë!

Finlanda do të zgjasë mbylljen e kufirit të saj me Rusinë, vendim ky i cili ishte caktuar të përfundonte më 15 janar. Për mediat vendase, lajmin e konfirmoi ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Sari Essayah.

“Kufiri do të mbetet i mbyllur”, tha Essayah kur u pyet nëse kufiri do të mbetet i mbyllur edhe për një muaj.

Mediat finlandeze kishin raportuar më parë se qeveria do ta zgjaste masën. Fillimisht, Finlanda e mbylli kufirin për të ndaluar një numër në rritje të azilkërkuesve që të hynin në vend dhe hodhi akuza se Moska kishte orkestruar fluksin e njerëzve, një akuzë që Kremlini vazhdon dhe e mohon.

Në nëntor të vitit të kaluar, Finlanda njoftoi për mbylljen e pikës së fundit kufitare me Rusinë, mes shqetësimeve se Moska po i shfrytëzon emigrantët si pjesë e një “lufte hibride” për destabilizimin e vendit nordik, pas anëtarësimit të tij në NATO.

Numri në rritje i emigrantëve të mbledhur në pikat kufitare i ka forcuar bindjet e Finlandës që autoritetet ruse po tentojnë t’i shtyjnë ata për të udhëtuar drejt Finlandës, me qëllimin e destabilizimit të shtetit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin foli qartë kur paralajmëroi  për “probleme” të paspecifikuara me Finlandën dhe vuri në dukje se ai ka urdhëruar krijimin e një distrikti të ri ushtarak në rajonet kufitare me shtetin nordik.

Kujtojmë se Finlanda ka hequr dorë nga politika e saj e neutralitetit, pak kohë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë e që vijon prej shkurtit të vitit 2022. Vitin e kaluar, ky shtet u bë anëtari i 31-të i NATO-s. Prej asaj kohe, ky shtet e ka rritur numrin e njësiteve ushtarake në misione trajnuese, si dhe ka lejuar avionë të NATO-s që të patrullojnë zonën ajrore, një veprim ky që ka nxitur zemërimin e Rusisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE