Miqësitë dhe historitë e dashurisë në “Big Brother”, ja mendimi i Arbër Çepanit: “Mund të krijosh një imazh artificial…”

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Miqësitë dhe historitë e dashurisë në “Big Brother”, ja mendimi i Arbër Çepanit: “Mund të krijosh një imazh artificial…”

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë Arbër Çepani, tashmë një personazh publik dhe sipërmarrës i njohur, por dikur dhe fitues i edicioni të parë të “Big Brother”. Teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit të tretë të formatit VIP, Arbri ka zbuluar më shumë për eksperiencën e tij, por dhe duke dhënë disa këshilla për banorët e rinj…

A ekzistojnë miqësitë e vërteta që krijohen në këtë format?

Nga shumë mund të duket se çdo gjë është fallco. Mendoj që çdo gjë aty shtohet, emocioni është herë 10. Mund të jesh i martuar jashtë dhe prapë nuk i bën dot 24 orë bashkë. Më rastin që gjen një mik dhe sheh një afërsi shumë të madhe, gjasat janë që të jetë e vërtetë. Miqësitë që lindin aty vazhdojnë për shumë gjatë. Sa i përket nëse dashurohesh aty, ti i shikon në këndvështrimin që i ke gjithë kohën aty. Nëse ndjen një pëlqim, aty shtohet nga dita në ditë dhe mund të krijosh një imazh artificial për atë personin, sepse nuk ke të tjerë. Mund të ndodhë që ta njohësh në të gjitha këndvështrimet e ndryshme dhe të kesh një marrëdhënie të mirë, por mund të ndodhë të kuptosh kur del jashtë që ka qenë e mbivlerësuar.

A të ndihmon loja në çift drejt fitores?

Loja në çift më shumë të pengon se sa të ndihmon. Të pengon dikush që ke në krah sepse të duhet të flasësh dhe të veprosh edhe për atë. Por nga ana tjetër, të ndihmon në anën e marketingut, të ndihmon marrja e vëmendjes në atë lloj formati. Në mos histori dashurie, të duhet të krijosh debat, sepse për atë gjë je atje që të jesh në qëndër të vëmendjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51173 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE