Vrasja në Greqi pas përdhunimit të të miturës, babai nuk dyshonte te kunati!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja në Greqi pas përdhunimit të të miturës, babai nuk dyshonte te kunati!

33-vjeçari Erjon Pelivani i vrarë në Volos të Greqisë nga kunati Fatmir Talellari, pas dyshimeve se prej vitesh i përdhunonte vajzën, hynte dhe dilte lirshëm nga banesa e saj. Duke e konsideruar njeri të familjes, Talellari nuk e kishte kuptuar se vëllai i gruas abuzonte seksualisht me vajzën që ka nga martesa e parë.

33-vjeçari kishte akses në banesë. Përdhunimet kanë ndodhur brenda shtëpisë. Në momentin që po ndodhnin këto ngjarje, në shtëpi ishte edhe vëllai i vogël i vajzës, vetëm 4 vjeç në atë kohë. Prindërit gjendeshin në punë.

Sipas rrëfimit, vajza i tha të atit se është ngacmuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri kur mbushi 14 vjeç. Më pas, viktima e shantazhonte me video intime dhe i kërkonte para’, në të kundërt do të zbulonte gjithçka.

Avokati i babait 50-vjeçar tha se vajza u kishte treguar motrave të saj për ngacmime seksuale, por jo përdhunime dhe fillimisht nuk e tregonte emrin e autorit. Avokati shpjegoi se klienti i tij u vu në dijeni se vajza, që për shkak të studimeve në një qytet tjetër të Greqisë jetonte në një apartament me qira, nuk kishte paguar pronarin e shtëpisë edhe pse familja i dërgonte shumat e kërkuara për të mbuluar shpenzimet.

Pas një bisede me vajzën, ai mësoi për përdhunimet dhe shantazhet, por sërish vajza hezitoi të tregonte autorin. Ata erdhën në zyrën time për të diskutuar. Duke pyetur me këmbëngulje vajzën, një ditë më pas, babai mësoi se bëhej fjalë për kunatin, vëllain e bashkëshortes, njerkës së vajzës. Menjëherë, ai thuri planin për ta vrarë.

Me t’u dorëzuar në polici, Fatmir Talellari shprehu bindjen se si baba, bëri gjënë e duhur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE