Futbollisti shqiptar largohet nga Interi drejt Romës! Ja për kë bëhet fjalë…

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Futbollisti shqiptar largohet nga Interi drejt Romës! Ja për kë bëhet fjalë…

Po bëhen dy sezone që mesfushori i Kombëtares tonë, Kristjan Asllani, është pjesë dhe luan me ekipin e Interit. Së fundmi edhe Armando Broja po përflitet për një afrim të mundshëm në ekipin e Interit gjatë merkatos së dimrit. Por nëse ka afrime të futbollistëve shqiptarë në ekipin zikaltër, tashmë është rradha dhe për largime. Bëhet fjalë për Kevin Zefin i cili luan me të rinjtë e Interit.

Interi do t’i japë lamtumirën Kevin Zefit, siç raportohet nga “Sportitalia.” Irlandezi me origjinë shqiptare është në skadencë kontrate me Interin dhe pritet t’i bashkohet Romës, për të marrë kështu vendin e Kerubinit, ish-lojtarit verdhekuq që u transferua te Juventusi në kuadër të operacionit që solli Huijsen te Roma. Sulmuesi i djathtë është një profil interesant dhe në dy sezone e gjysmë me Interin ka arritur të lërë gjurmë falë 47 paraqitjeve, 25 golave dhe 11 asistimeve, ndërkohë që ka luajtur me zikaltrit U-17 dhe U-18. 18-vjeçari është kërkuar me ngulm nga drejtori i verdhekuqve Daniele Placido, që beson te potenciali i tij dhe shpreson të ketë realizuar goditjen e duhur për Romën dhe pse jo, edhe për të ardhmen e klubit kryeqytetas.

Nga ana tjetër, raportohet se Interi është tejet i interesuar për Armando Brojan, por kalimi i shqiptarit në janar varet nga largimi i Alexis Sanchez. Kiliani u kthye në klub në verë për një periudhë të dytë, të ngjashme me Marko Arnautovic. Megjithatë, të dy veteranët kanë qenë kryesisht zhgënjyes deri më tani. Por, sipas Il Corriere dello Sport dhe FcInterNews, Sanchez është ai që mund të largohet nga liderët e Serie A në janar pasi ka oferta në tavolinë. 35-vjeçari ka oferta në Ligën Pro të Arabisë Saudite. Mirëpo, siç shpjegojnë mediat, ai është i etur për të qëndruar tek Interi dhe për të dëshmuar vlerën e tij. Gjithsesi, dhjetë ditëshi i fundit i janarit mund të ketë disa zhvillime, veçanërisht nëse sulmuesi me përvojë vazhdon të përdoret në mënyrë sporadike nga Simone Inzaghi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50827 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE