Zbulohet surpriza e së shtunës/ Pjesë e Big Brother VIP do të jetë…

vovalbania March 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet surpriza e së shtunës/ Pjesë e Big Brother VIP do të jetë…

Ledion Liço në përfundim të puntatës së djeshme të Big Brother VIP, zbuloi një surprizë.

Gjatë prime-t të së shtunës do të jetë i ftuar fituesi i edicionit të kaluar, Luiz Ejlli.

Ledioni tha se kohët e fundit është përfolur shumë për këtë gjë, por ai do të ndajë mendimet dhe opinionet e tij për situatat në shtëpi.

“Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do to hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të Big Brother VIP. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes”, tha moderatori.

Në nominim këtë javë janë Françeska, Ilnisa, Roza dhe Sara Karaj, ku njëra prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunën.

Votimi për publikun është për banoren që duan të shpëtojnë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49276 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE