Eksperienca e saj në BBV1, Arjola Demiri: “Nuk do isha aq e ndjeshme nëse…”

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Eksperienca e saj në BBV1, Arjola Demiri: “Nuk do isha aq e ndjeshme nëse…”

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë aktorja e njohur Arjola Demiri. Ajo ka hedhur një vështrim pas në kohë mbi eksperiencën e saj si banore në “Big Brother VIP 1”, miqësitë që krijoi brenda shtëpisë, ata që e zhgënjyen, por dhe shumë më tepër…

Si u gjende ti në “Big Brother VIP”?

Kur nisën zërat e parë në fillim, ndoshta isha më e interesuar ta shihja si teleshikuese se sa si banore. Por vendosa të jem pjesë rreth dy javët e fundit para se të mbyllej.

Cilat kanë qenë disa momente më emocionuese brenda shtëpisë dhe si i ke përjetuar ti?

Kur i rikthehem datës 24 Dhjetor kur kanë ardhur fëmijët, kanë qenë momente kulminante dhe emocionuese për mua. Çdo moment ka vlerën e vet, sepse kur të mungon doza e dashurisë, mbyllja të bën mirë të vlerësosh ato që i merr si të mirëqëna apo që nuk i ke vlerësuar në përditshmëri. Këto kanë qenë momentet më emocionuese për mua aty.

Kam hyrë me ankth, kam pasur një mërziti. Isha mes asaj që a bëra mirë që po hyj, asaj që kisha dhënë fjalën që do hyja dhe si do i lë fëmijët jashtë. Kam hyrë me pasiguri dhe kjo më ka shoqëruar deri në fund. Po ta dija që ata ishin shumë shumë mirë, nuk do isha aq e ndjeshme. Në asnjë mënyrë ajo nuk ka qenë viktimizim.

Nëse të bëhet sërish ftesa, a do të rihyje ndryshe?

Unë nuk kam hyrë me asnjë lloj stategjie. Kam funksionuar shumë mirë ashtu si jam dhe jashtë. Kishim një përgjegjësi shumë të madhe ndaj publikut, familjarëve, fëmijëve. Nëse nuk i dua njerëzit, nuk pranoj të rri me ta. Zgjedh që t’u iki problemeve, sepse e di që ka momente kur mund të nxhehesh. E kam moderuar veten, e kam përmirësuar veten, sepse jam shumë gjaknxehtë. Duke u rritur, kam pasur një vetëkontroll shumë të madh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE