Mjaftoi një hetim nga Guinness dhe ky qen humbi titullin e më të vjetrit në botë!

vovalbania January 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mjaftoi një hetim nga Guinness dhe ky qen humbi titullin e më të vjetrit në botë!

Një qen i cilësuar si më i vjetri në botë ka humbur këtë titull nga Guinness mes hetimeve për vërtetësi. Qeni me emrin Bobi, u raportua se ishte 30 vjet e 268 ditë kur u shpall më i vjetri në botë në muajin shkurt të vitit 2023. Bobi që jetoi në Portugali ngordhi në tetor të viti 2023, pas një moshe të supozuar 31-vjeçare dhe 163 ditësh.

Por, tani janë ngritur dyshime nëse me të vërtetë është qeni më i vjetër në botë pavarësisht se lindja e tij u konfirmua nga baza e të dhënave e qeverisë portugeze dhe Unioni Kombëtar i Veterinarëve. Bobi ishte një racë e pastër Rafeiro do Alentejo, një lloj i qenve me një jetëgjatësi mesatare prej 12 deri në 14 vjet. Skeptikët kanë pyetur pse imazhet që supozohet se e tregojnë Bobin në rininë e tij e tregonin atë me putra të bardha kur ato ishin kafe në vitet e tij të mëvonshme. Guinness ka thënë se do ta heqë titullin sa të përfundojë hetimi.

Në një intervistë pronari i qenit Leonel Costa zbuloi edhe sekretin e jetës së gjatë të mikut të tij katërputrosh; rëndësinë e të ushqyerit të mirë, kontaktit të vazhdueshëm me natyrën, lirinë për të eksploruar mjedisin përreth, kujdesin e rregullt veterinar dhe mbi të gjitha dashurinë. Për ditëlindjen e tij të 31-të u organizua një festë e madhe me 100 të ftuar. Rekordi i mëparshëm për qenin më të vjetër në botë mbahej nga Spike, i cili është 23 vjeç. Rekordi i tij u regjistrua në 7 dhjetor të vitit 2022.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48758 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE