Të gjithë menduan se u tërhoq nga gara, ja konkurenti ‘VIP’ që u bë pjesë e BBVA3 në ditën e lindjes së tij

vovalbania January 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kush është këngëtari i njohur që konfirmoi sot hyrjen e tij në “BBV”?

Këngëtari kosovar Bardhi Idrizi i njohur me emrin e artit si Bardhi është konkurenti i fundit zyrtar në formatin reality show Big Brother Vip Albania edicioni i tretë.

Konfirmimin për pjesëmarrje në programin televiziv këngëtari e bëri gjatë një koncerti në Sheshin ‘Skënderbej’.

Por gjatë ditës së dielë këngëtari njoftoi adhuruesit e tij se do të performonte ditën e martë në një nga clubet më të frekuentuara të qytetit, duke bërë që ta besonin të gjithë.

Por para se të mbyllej spektakli ai u konfirmua si banori më i ri i formatit, pikërisht pas orës 00:00 ku hyri dhe data 17 Janar që përkon me ditëlindjen e tij.
Banorët e uruan të gjithë njëzëri e festuan deri në orët e para të mëngjesit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49386 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE