Pas largimit nga BBV, Drini Zeqo bën reagimin e tij të parë

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas largimit nga BBV, Drini Zeqo bën reagimin e tij të parë

Ditën e djeshme “Big Brother VIP” lajmëroi me anë të një zarfi se konkurrentit Drini Zeqo i duhej të ndërpriste rrugëtimin e tij në këtë reality show.

Kjo për shkak të një urgjence familjare, siç u bë me dije nga shkrimi në zarf.

Pak më herët gazetari ka bërë reagimin e tij të parë me anë të një postimi në Instagram, ku ka sqaruar:

“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50744 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE