Të gjithë e njohin si Rike, por e dini cili është emri i vërtetë i saj?

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të gjithë e njohin si Rike, por e dini cili është emri i vërtetë i saj?

Pak ditë më parë, pas hyrjes së saj në Big Brother, u zbulua emri i vërtetë i astrologes Meri Shehu.

Përveç faktit që kishte edhe një vajzë, gjë që gjithashtu nuk dihej rreth saj, të njohurit e Shehut thanë edhe se emri i saj i ishte Valbona.

Mirëpo, Meri nuk qenka e vetmja që ka ndryshuar emrin, kur është bërë njeri publik. Edhe Rike Roçi, banore e Big Brother edhe disa vite më parë, paska emër tjetër.

Gjatë spektaklit të së martës u transmetua debati i ashpër mes Ilnisës dhe Rikes. Debati mori vëmendje të madhe për shkak se vajzat filluan të prekin aspekte personale të njëra-tjetrës.

Ilnisa, e pyeti Riken si e kishte emrin gjatë sepse nga emri duket dhe njeriu sipas saj. Rikja u ndje e prekur dhe i kërkoi të mos i përmendte emrin pasi ajo mban emrin e gjyshes.

“Mos guxo të përmendësh emrin tim, sepse kam emrin e gjyshes. Do më kërkosh falje për këtë që sapo the.”, tha Rikja tejet e acaruar.

Për ju që jeni kureshtarë, emri i vërtetë i Rikes është Nife.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50112 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE