Lufta në perëndim të Gazës/ Palestinezët lënë shtëpitë pas paralajmërimit Izraelit!

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në perëndim të Gazës/ Palestinezët lënë shtëpitë pas paralajmërimit Izraelit!

Mijëra persona lanë shtëpitë e tyre në Perëndim të Gazës drejt vendeve më të sigurta, pasi morën një paralajmërim nga ushtria izraelite. Me batanije dhe sende të tjera në duar, palestinezët ecën mes shkatërrimit në rrugët e Qytetit të Gazës.

Ndërkohë, Uashingtoni mohoi zërat se vrasja e 3 ushtarëve amerikanë mund të cënojë negociatat për lirimin e pengjeve izraelite.

 “Nuk ka asnjë arsye. Pavarësisht nga përgjigjet tona, nuk ka arsye që kjo të ketë ndikim në aftësinë tonë për t’i liruar ato pengje. Dhe, siç thashë javën e kaluar, kështu mund të them sot se ato diskutime janë në vazhdim. Ne besojmë se ata kanë qenë konstruktivë dhe po ecin në një drejtim të mirë”,-tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

​Zona Bani Suheila në jug të qytetit Khan Junis është zhdukur dhe është transformuar nga ushtria si bazë kërkimi për tunelet nëntokësore të Hamasit.

Në bazë të ligjit ndërkombëtar, varrezat dhe objektet e kultit gëzojnë mbrojtje të veçantë dhe shkatërrimi i tyre mund të konsiderohet krim lufte.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49578 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE