“Me çfarë i bëri dy shtëpitë Meri, me astrologji”? Pasi e kërcënoi, Roza flet pa “dorashka” për astrologen

vovalbania January 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Me çfarë i bëri dy shtëpitë Meri, me astrologji”? Pasi e kërcënoi, Roza flet pa “dorashka” për astrologen

Roza Lati dhe Meri Shehu së fundmi kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën, teksa në një moment astrologia e ka kërcënuar moderatoren që të mbyllë gojën ose në të kundërt brenda 24 do ta zhdukë atë jo vetëm nga “Big Brother VIP” por edhe nga Shqipëria.
Ndërsa situata vazhdon të jetë akoma e tensionuar mes vajzave në shtëpi, mbrëmjen e djeshme Roza teksa po bisedonte me banorët i pyeti ata me çfarë i ka bërë Meri dy shtëpia dhe si ja ka dalë të jetë këtu ku është sot.
Menjëherë pas kësaj deklarate, ndërhyri Julian Deda i cili e këshilloi moderatoren që mos të flasë më për ekonominë e të tjerëve, duke e ndaluar atë që të zbulojë më shumë rreth Merit dhe mënyrës së si ajo ka arritur këtë sukses.

Pjesë nga biseda:

Roza: Se si ja ka dal deri këtu, me çfarë ja del, po pse si i ka bërë dy shpia ajo me astrologji?

Juli: Po mos të flasim për këto gjëra tani, për ekonominë e të tjerëve.

Roza: Po kështu i tha Rikes, kam dy shtëpia.

Rikja: Jo un nuk e pyeta, thjeshtë i thash a aty jeton ti, më tha “po” por nuk kam vetëm atë, e kam vetëm vetjake atë.

Roza: Nuk do merrem më me të ti jap rëndësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48869 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE