Nuk ishte në BBVK, zbulohet se Bled Mane ka përfunduar në spital

vovalbania January 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk ishte në BBVK, zbulohet se Bled Mane ka përfunduar në spital

Gazetari i njohur Bled Mane ka munguar në ‘Prime-in’ e djeshëm të “Big Brother VIP Kosova”, ku që në nisje të programit ka qenë i ulur në karrigen e opinionistit.

Opinionet e tij “në shenjë” i kanë munguar mbrëmjen e djeshme publikut, të cilët edhe u bënë kuriozë se pse gazetari nuk ishte i pranishëm.

Mirëpo këtë e bëri vetë të ditur Mane. Ai postoi një foto në Instagram ku shihej i shtrirë në spital dhe krahas shkroi:

“Të dashur miq, sot iu nënshtrova një operacioni (intervenimi) të vogël por të domosdoshëm. Njëkohësisht ju njoftoj se nuk do jem i pranishëm në “Prime” në Big Brother Kosova”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49286 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE