Studentët s’përballojnë qiratë, përballen me vështirësi ekonomike të gjejnë shtëpi në Tiranë

vovalbania August 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Studentët s’përballojnë qiratë, përballen me vështirësi ekonomike të gjejnë shtëpi në Tiranë

Ministria e arsimit ka përcaktuar datën 17 tetor të vitit 2022 për nisjen e vitit të ri akademik, i cili do të përfundojë në 29 shtator të vitit 2023.

Por që studentët nga rrethet që vijnë të arsimohen në kryeqytet po shfrytëzojnë pushimet për të gjetur shtëpi me qira, pasi kanë frikë se me afrimin e ditës së parë të procesit mësimor çmimet do të pësojnë rritje të ndjeshme.

“Është shumë e vështirë të gjesh shtëpi, se janë shtrenjtuar shumë. Në krahasim me vjet ka shumë ndryshime. Një gasionere e vogël me një dhomë 170 mijë lek”, shprehet një studente.

Të dhënat e institutit të statistikave tregojnë se krahasuar me muajin korrik të 2021, këtë vit qiratë, energjia dhe uji kanë pësuar një rritje me 3.4%, teksa këto shpenzimet ditë pas dite sa vjen dhe shtrenjtohen ku ndryshime ka edhe nga muaji qershor 2022 në muajin korrik ku qiratë janë rritur me 0.7%.

Ky shtrenjtim vështirëson jetën studentore, pasi edhe pse të rinjtë detyrohen që të punojnë për të përballuar jetesën në Tiranë, pagat nuk kanë ndryshuar. Njoftimet për shtëpitë me qira pranë institucioneve arsimore janë të shumta, megjithatë studentët me valixhe sërish enden rrugëve në kërkim të një banese që varion nga 200 deri në 450 euro. Në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit dhe në varësi të m2, pagesa ndryshon.

“Nuk kam gjetur akoma. Po kërkoj, por do largohem sot sepse është shumë shtrenjtë dhe nuk po gjej diçka që ma mban xhepi”.

Ndër të tjera, mësohet se edhe drejtuesit e rezidencave studentore, ose sic njihen ndryshe konviktet e qytetit studenti, te inxhinieria dhe bujqësori po kryejnë një analizë të kostove dhe po diskutojnë nëse do të ndryshohet pagesa mujore e qëndrimit të studentëve apo jo, por deri më tani nuk ka vendimmarrje për të rritur shërbimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65562 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE