Bashkëpunimi mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, Begaj vizitë në anijen ushtarake britanike!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bashkëpunimi mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, Begaj vizitë në anijen ushtarake britanike!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në anijen ushtarake të Marinës së Mbretërisë së Bashkuar, RFA “Argus”, e cila ndodhet në ujërat shqiptare në afërsi të Durrësit.

Kjo vizitë u bë në kuadër të bashkëpunimit të fortë, mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe si dy vende anëtare të NATO-s. Shqipëria feston këtë vit 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO.

Presidenti u shoqërua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Arben Kingji, dhe Ambasadori britanik, Alastair King-Smith. Në bordin e anijes Presidenti u prit nga Komandanti dhe ekuipazhi.

Presidenti Begaj falënderoi Komandantin e anijes për vizitën në Shqipëri, duke u shprehur se prezenca e tyre në rajon është domethënëse në një kohë kur siguria është tronditur pas agresionit rus në Ukrainë.

Gjithashtu, presidenti vlerësoi forcat e armatosura të Marinës Mbretërore, të cilët i shërbejnë jo vetëm vendit të tyre, por dhe sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon, Evropë e më gjerë.

Gjatë vizitës në anijen ushtarake britanike, Begaj pa nga afër shërbimet dhe kapacitet e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE