Shprehu pëlqim që ditët e para, Drini Zeqo zbulon banoren që i ndjen më shumë mungesën

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shprehu pëlqim që ditët e para, Drini Zeqo zbulon banoren që i ndjen më shumë mungesën

Gazetari dhe moderatori i njohur Drini Zeqo ishte i pari banor që hapi dyert e shtëpisë së spektaklit televiziv “BBVA3” dhe i pari që u largua në mënyrë të papritur për arsye familjare.

Vendimi i tij për të lënë në mes lojën dhe garën për çmimin e madh në shtëpinë më të famshme bëri bujë, ndërsa fansat e tij kërkojnë që të rikthehet.

Në një intervistë televizive Drini tregon pengjet dhe gjërat që mund të kishte bërë ndryshe gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ai thotë se është treguar i butë me Ilnisën, sjellja e të cilës nuk i ka pëlqyer aspak. Ndër të tjera gazetari u shpreh se i mungon, Heidi.

“Unë nuk kam mësuar gjë, dhe ata që janë futur më vonë se unë nuk kanë fituar ndonjë terren. Ka disa gabime ne sjelljen, duhet të isha më i ashpër me disa personazhe. Me Ilnisën kam qenë më i butë seç duhej. Njihemi prej vitesh me Ilnisën, por nuk jemi miq. Brenda shtëpisë do ndryshoja. Heidi më mungon shumë. Ajo është nga kto natyrat solare dhe shumë e sinqertë, po e shijon bukur”, u shpreh Drini Zeqo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50242 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE