Zhaklina Gjolla zbulon banorin e preferuar të këtij edicionit të tretë të “BBV”!

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zhaklina Gjolla zbulon banorin e preferuar të këtij edicionit të tretë të “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “BBV”, Zhaklina Gjolla për të na folur rreth edicionit të tretë të “BBV”. Si po i duket deri tani loja e banorëve Zhaklinës? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, për kë ka simpati deri më tani Zhaklina nga banorët e edicionit të tretë të “BBV”?

Heidi më pëlqen. Më duket e çiltër dhe provokuese. Nuk është negative dhe flet gjithmonë aty ku duhet. Në prime më ka surprizuar sepse i erdhi fjala dhe ua tha të gjitha gjërat në sy banorëve me argumenta të mirëmenduar. Nëse mban të njëjtën lloj përqasje do të eci shumë mirë aty brenda.

Për kë nga banorët ka më pak simpati Gjolla?

Më bezdisnin Juli me Rozën në fillim me sherret e tyre të kota. Më duket një dramë aq kot dhe e shpikur për një publik që e ha kollaj. Tani e shoh ndryshe lojën e tyre, kanë stilin e tyre. Roza po fiton një protagonizëm të fortë herë si viktim e herë si ngacmuese.

Nga banorët që janë në nominim, kush mendon Zhaklina se do të dalë sonte?

Meri nuk del, më pëlqen. As Gazi nuk mendoj se del, krijon dinamika aty brenda. Besoj që del Gabriele. Alfio ka filluar të aktivizohet, ka nisur të kapet me Ilnisën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE