Aksident me vdekje në vendin e punës në Divjakë, humb jetën një 53-vjeçar/Shkaku një makineri!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident me vdekje në vendin e punës në Divjakë, humb jetën një 53-vjeçar/Shkaku një makineri!

Aksident në punë me pasojë vdekjen e një punonjësi në Divjakë. Një 53-vjeçar ndërroi jetë rrugës për në spital, fatkeqësisht duke mos iu mbijetuar plagëve të marra.  Nga hetimet paraprake, policia njofton se “dyshohet se aksidentalisht u dëmtua nga një makineri” në mjediset e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I.L., 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49851 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE