Bardhi puth Sarën në qafë, dyshja më afër se kurrë!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bardhi puth Sarën në qafë, dyshja më afër se kurrë!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Nërkohë, momentet romantike ka pasur së fundmi mes dyshes Sara-Bardhi. Ata mesa duket kanë krijuar një raport mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Bardhi i jep natën e mirë Sarës, teksa e puth në qafë para se të shtrihet të flejë. Kujtojmë se i ftuar dje në emisionin “Live from Tirana” nëpërmjet një lidhjeje telefonike fituesi i edicionit të dytë të “BB”, Qetsor Ferunaj komentoi “BBV3”.

Sara nuk më pëlqen. Po sjell tension mes të gjithëve. Është bërë si perde bllokuese, po bllokon shumë fenomene aty brenda.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE