Gjykata Kushtetuese në Shqipëri kundërshton bllokimin e diplomave për studentët e Mjekësisë!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjykata Kushtetuese në Shqipëri kundërshton bllokimin e diplomave për studentët e Mjekësisë!

Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë disa nene të ligjit që detyron studentët e Mjekësisë të punojnë në vend pas diplomimit, por duke u dhënë këtyre të fundit pjesërisht të drejtë për padinë e tyre.

Sipas vendimit të marrë këtë të enjte, gjykata argumenton se hartuesit e këtij ligji nuk sollën prova që të justifikojnë nevojën për të kufizuar për 5 vite studentët e Mjekësisë të punojnë në atdhe pas studimeve. Gjykata vlerësoi se ligji është një nismë në përputhje me kushtetutën, por afatet 2, 3 dhe 5 vjet nuk janë proporcionale.

“Gjatë procesit nuk u provua se kufizimi është proporcional në drejtim të afateve dhe kohëzgjatjes së shlyerjes së detyrimeve për punësim, pasi afati 5-vjeçar i parashikuar nga neni 4 i ligjit rezulton më i ashpër se sa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim. Duke u nisur nga premisa që afati 5-vjeçar nuk është proporcional dhe duke marrë në konsideratë eksperiencën e vendeve të tjera, ku ky afat nuk tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve, u gjykua që  të rishikohen edhe afatet e tjera 3-vjeçare dhe 2-vjeçare të përcaktuara në të njëjtin nen”.

Për këtë arsye, Gjykata detyron kuvendin që për 3 muaj të miratojë aktet ligjore, ku të përcaktohen afatet e reja që do të vendosen në marrëveshjen që do të nënshkruajnë universitetet dhe studentët, të cilat duhet të jenë më të shkurtra se ato të parashikuara në ligjin aktual, konkretisht 5 vite për studentët e vitit të parë, 3 vite për studentët që janë aktualisht në vitin e dytë, tretë dhe të katërt dhe 2 vite për studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë.

Derisa Kuvendi të përmbushë këtë detyrim kushtetues, nuk mund të nënshkruhet asnjë marrëveshje. Gjykata çmon se ka kufizim të të drejtës për punësim, por kjo është për interes publik pasi prevalon marrja e shërbimit mjekësor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49350 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE