Pas përplasjes së ashpër, përqafohen Roza dhe Meri!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas përplasjes së ashpër, përqafohen Roza dhe Meri!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

E teksa debatuan ashpër, duket se Meri dhe Roza i dhanë fund përplasjes së tyre, teksa u përqafuan me njëra-tjetrën. Ja si e komentoi Roza këtë përqafim:

U  përqafova me Merin, imagjino! Më erdhi, u gëzua e tha “uaa do dalim” dhe më erdhi përballë si fëmijë i lumtur dhe mua m’u duk vetja si këlluf edhe e përqafova. Ishte me duar të hapura dhe kur e lëshova nga përqafimi, me duar të hapura më tha mos të të prek.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51646 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE