Për herë të parë në historinë amerikane, i burgosuri pritet të ekzekutohet me azot!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për herë të parë në historinë amerikane, i burgosuri pritet të ekzekutohet me azot!

Gjykata e Lartë e SHBA ka refuzuar një kërkesë për të ndaluar Alabama nga ekzekutimi i një personi me azot për herë të parë në historinë amerikane. Rasti është ai i vrasësit të dënuar, Kenneth Smith i cili tashmë i mbijetoi një injeksioni vdekjeprurës të dështuar në vitin 2022. Gjyqtarët refuzuan të dëgjonin argumentet e avokatëve të tij, sipas të cilit një tentativë e dytë ekzekutimi, pas traumës së shkaktuar nga dështimi i së pari do të shkelte mbrojtjen e Amendamentit të Tetë të Kushtetutës kundër dënimit mizor dhe të pazakontë.

Alabama do të bëhet shteti i parë amerikan që do të ekzekutojë një të burgosur duke e detyruar atë të thithë azot të pastër në një maskë. Një metodë e miratuar edhe në Misisipi dhe Oklahoma por deri më tani nuk është përdorur kurrë pasi konsiderohet e papranueshme edhe si një formë eutanazie për kafshët. Pesë gazetarë do të jenë në gjendje të dëshmojnë ekzekutimin e Smith.

58-vjeçari u dënua në vitin 1989 për vrasjen e gruas së një predikuesi, Elizabeth Sennett, një vrasje me pagesë. Viktima u dhunua dhe më pas u godit me thikë në gjoks dhe qafë. Vdekja e saj u organizua për t’u dukur si një grabitje në shtëpi. Burri i saj, një predikues i zhytur në borxhe, kishte orkestruar skemën për të mbledhur paratë e sigurimit. Ai më pas vrau veten.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE