Ka një ofertë të majme për yllin e Partizanit, trajneri Shehi zbulon nëse sulmuesi do të largohet…

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka një ofertë të majme për yllin e Partizanit, trajneri Shehi zbulon nëse sulmuesi do të largohet…

Partizani e ka nisur me ndryshime vitin 2024, pasi në krye të pankinës ka ardhur trajneri Orges Shehi. Nga ana tjetër, Vllaznia dhe Partizani përplasen të dielën në duelin kryefjalë të javës së 21-të të Kategorisë Superiore. “Demat e Kuq”, vazhdojnë me ritëm të lartë përgatitjet për këtë betejë e cila pritet të jetë tepër e luftuar. Ditët e fundit është përfolur në media për një ofertë të majme për sulmuesin Mba. Në një deklaratë per mediat në prag të ndeshjes ndaj Vllaznisë, Shehi foli për situatën e dëmtimeve dhe zërat e merkatos.

Na rikthehet pas skualifikimit Sembene kështu që skuadra është e plotë. Për ndeshjen e nesërme edhe pse nuk ka gjendjen optimale kemi grumbulluar edhe Mba. Shpresojmë që të na rikthehet edhe Bintsouka, por gradualisht gjithë kontigjenti po vjen, po kalojnë dëmtimet. Tani është në dorën tonë që t’i japim disa minuta që ata të vijnë gradualisht në gjendjen e tyre optimale. Si çdo periudhë merkato qoftë në verë apo në dimër ka spekulime, interpretime për lëvizjet e lojtarëve. Ne kemi një grup lojtarësh dhe besoj se jemi të plotë së bashku me ata që na rikthehen nga dëmtimet dhe nuk jemi të fokusuar që të marrim ose të plotësojmë organikën. Edhe nga ana tjetër nuk besoj se do të kemi dalje, sepse janë të nevojshëm të gjithë. Jemi të ndërgjegjshëm që jo të gjithë lojtarët janë në 100% e vet, pra ende nuk janë rikuperuar dhe ne nuk e kemi grupin e plotë. Kur nuk jemi të plotë gjithë skuadra të gjithë bashkë nuk besoj se do të ketë huazime. Ne kemi një skuadër me kontigjent të mjaftueshëm lojtarësh, pavarësisht se kemi lojtarë të dëmtuar. Në ndeshjet e kupës sigurisht që shumë skuadra kërkojnë të bëjnë rotacion dhe pa prishur balancat sepse shumë e rëndësishme është të mos prishen balancat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50676 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE