Jemi në ditët e fundit por Partizani nuk e ka mbyllur merkaton! Ja dëshira e trajnerit Orges Shehi…

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Partizani mposht 2-1 Tiranën, atmosferë elektizuese në “Air Albania”!

Klubi i kuq dita-ditës po bëhet një “market” i preferuar i klubeve më të mëdha europiane. Të kuqtë kanë në skuadër disa emra mjaft tundues, që në të ardhmen mund t’i dëgjojmë në arena shumë më të mëdha. Për sa i përket merkatos në hyrje, aktualisht merkatoja e Partizanit është ndalur me rikthimin e Xhuliano Skukës dhe transferimin e Redon Ismailit. Së fundmi, drejtori Arbër Abilaliaj u shpreh se po punohet edhe për dy profile të reja lojtarësh, por aktualisht nuk ka asgjë konkrete dhe të mbyllur. Kristian Mba vijon të jetë në qendër të merkatos edhe në këto ditë të fundit. Klubi slloven i NK Celje ka bërë një ofertë të majmë për shërbimet e Mba. Ata kanë ofruar 350 mijë euro në formë direkte, teksa bashkë me bonuset në varësi të arritjeve të lojtarit dhe ekipit, operacioni do të shkonte 650 mijë euro në total. Burime pranë klubit bëjnë me dije se Partizani ka vendosur ta refuzojë këtë ofertë, duke i dërguar si përgjigje pretendimin 650 mijë eurosh në formë direkte.

Një qendërmbrojtës është dëshira e fundit në merkato për Partizanin. Pavarësisht se trajneri Shehi e ka shprehur qartë qëndrimin e tij se do të ishte gati të përballonte sezonin me këta lojtarë, klubi po sheh mundësinë për të përforcuar mbrojtjen. Kjo është një nevojë e krijuar nga lëndimet e shumta dhe dëmtimi i rëndë i Bytyçit. Alternativat për klubin janë disa, por për momentin nuk është arritur të finalizohet asnjë marrëveshje. Një arsye është dëshira e lojtarëve për të luajtur në liga më të forta, por në ditët e fundit kampionët shpresojnë të kryejnë ndonjë goditje të mundshme. I qartë është fakti se transferimi i një mbrojtësi nuk është emergjencë në një ekip si Partizani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50258 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE