Blendi Salaj

vovalbania August 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Blendi Salaj

Blendi Salaj u lind në Tiranë në vitin 1979 ku kreu arsimin 8-vjeçar dhe të mesëm. Në vitin 1997 Blendi u shpërngul në Shtetet e Bashkuara ku përfundoi studimet në Shkenca Komunikimi me profil radio-televizion. Zgjedhja e kësaj dege studimi kishte të bënte me pasionin e tij për median radiofonike. Nga viti 1999 deri më 2008 punoi për kompaninë mediatike The New York Times në sektorin e marketingut direkt. Që prej vitit 2003 Blendi Salaj nis të angazhohet në jetën publike shqiptare si publicist online dhe në shtypin e shkruar.

Në vitin 2008 Blendi vendos të rikthehet në Shqipëri ku u angazhua fillimisht si lektor i komunikimit në universitet dhe më pas si autor dhe drejtues programesh të ndryshme radiofonike dhe televizive. Ai ka ndërtuar një profil të dallueshëm përmes prezencës mediatike dhe në rrjetet sociale. Nga shtatori 2022 ai është autor dhe moderator i “Wake Up” në Top Albania Radio dhe Top Channel.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 42379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE