PSG kërkon yllin e Milanit, Mbappe drejt largimit?!

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
PSG kërkon yllin e Milanit, Mbappe drejt largimit?!

E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet ende një mister i madh. PSG po bën çdo gjë të mundur për ta bindur lojtarin që të qëndrojë në Francë. Nga ana tjetër, ylli francez nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur një ditë me Realin e Madridit dhe kta të fundit kanë tentuar disa herë për ta sjellur në kryeqytetin spanjoll, sulmuesin 25 vjeçar. Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka marrë tashmë oferta nga Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, por ende nuk ka vendosur se ku dëshiron të luajë verën e ardhshme.

Rafael Leao ka hyrë në radarin e Paris Saint-Germainit, të cilët e kanë vendosur sulmuesin si prioritetin e tyre kryesor të afatit kalimtar të janarit. Ky lajm tani shton zërat edhe më shumë për largimin e mundshëm të Kylian Mbappes në fund të sezonit nga kryeqyteti francez dhe në anën tjetër një mundësi e mirë për Milanin që të fitojnë një shumë të majme parash.

Leao ka pasur vështirësi gjatë këtij sezoni, pasi nuk ka shënuar një gol në ligë që nga shtatori i vitit të kaluar dhe Milan po shpreson se ai do t’i jap fund kësaj serie negative së shpejti. Sidoqoftë, ai ende numëron gjashtë gola dhe gjashtë asistime dhe kjo ka bërë që interesim për të të shfaqin disa klube në Evropë. Sipas Telefoot, PSG-ja ka shprehur interesimin e tyre për shërbimet e portugezit dhe tashmë kanë pozicionuar veten në garën për të dhe po shihen si favoriti kryesor.

Portugezi ka rinovuar kontratën e tij me Milanin vitin e kalur dhe tani ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 175 milionë eurosh. Vlera e 24-vjeçarit ndoshta ka rënë tani së fundmi, por “Rossonerët” përsrëri do të bëjnë përpjekje që të marrin një shumë të konsiderueshme parash, pasi nuk është e lehtë për ta që të heqin dorë nga ylli i skuadrës. Për këtë arsye, klubi francez kanë vendosur që të gjejnë paraprakisht zëvendësimin e tij dhe siç duket Leao është ‘i përzgjedhuri’ nga bordi i klubit

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49677 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE