Vendimi për përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës, Salianji: E konsiderojmë shpallje lufte!

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vendimi për përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës, Salianji: E konsiderojmë shpallje lufte!

Pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë të 18 deputetëve të opozitës nga seancat plenare pas kaosit që u krijua në seancën e fundit, ndërsa me 20 ditë deputetin, Ervin Salianj, ky ka dhënë një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ku shpreh se këtë e konsiderojnë si shpallje lufte, të cilës nuk do t’i shmangen për do të përgatiten për t’i dhënë përgjigje.

Deputetët e tjerë të dënuar me nga 10 ditë janë: Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi.

Salianji: Pasi e miratuan si deshën rregulloren e Kuvendit pa konsensus, patronazhistët e Ramës morën një tjetër vendim turpi.

Nuk është në dëshirën e asnjë pale politike të përcaktojë kundërshtarin politike, ajo caktohet me vota dhe vota e ka caktuar.

Të urresh parlamentin dhe opozitën është një akt tjetër  që dëshmon mendësinë diktatoriale të Ramës.

Vendimi ierdhi vetëm  një orë para se të mblidhej komisioni i etikes. E konsiderojmë se shpallje lufte, ndaj se cilës do të përgatisim përgjigjen.

 U bëjmë me dije partnerëve ndërkombëtarë se thirrjet e tyre të përsëritura po shpërfillen në mënyrë putiniane nga Edi Rama. Shkakrkimi përkohësisht i 19 deputetëve të opozitës nuk mund të bëhet nga qeveria.

I bëjmë thirrje Edi Ramës të ndalë luftën ndaj opozitës përndryshe do t’i përgjigjemi me të gjitha format e mosbindjes civile. I bëjmë thirrje Parlamentit Europian të dërgojë në Shqipëri një mision monitorimi.

 

Partia Socialiste pretendon se ligjvënësit e opozitës bllokuan foltoren, shkaktuan kaos në sallë me anë të paisjeve zhurmuese duke cënuar dhe penguar zhvillimin e rregullt të seancës. Gjithashtu, sipas PS-së, opozita bllokoi dhe punimet e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore i planifikuar për t’u mbajtur fizikisht, duke i detyruar anëtarët e komisionit të vijonin punimet online.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE