Peter Stano: Lajçak po përpiqet shumë për dialogun! Zyrtarja e PE: Po anohet nga Serbia…

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Peter Stano: Lajçak po përpiqet shumë për dialogun! Zyrtarja e PE: Po anohet nga Serbia…

Miroslav Lajçak po bën përpjekje të mëdha për ta çuar përpara procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, deklaroi zëdhënësi i Be-së Peter Stano, në kohën kur i dërguari i posaçëm i bllokut ndërmori një udhëtim të ri në rajon.

“Bisedimet me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe ato me homologët kosovarë në Prishtinë, janë pjesë e mandatit të tij, janë pjesë e punës dhe përpjekjeve të tij të vazhdueshme në drejtim të ndihmës së të dyja palëve për të çuar përpara dialogun”, tha Stano.

Stano nuk e fshehu po ashtu shqetësimin nga vendimi i BQK-së për heqjen e dinarit në Kosovë, lëvizje kjo që në Bruksel konsiderohet se do të ndikojë tek komunitet me shumicë serbe, ndërsa bëri thirrje që të përcaktohet një periudhë mjaft e gjatë tranzitore, për të bërë të mundur gjetjen e një zgjidhjeje për këtë problem specifik përmes negociatave. Ndërkohë, asistentja në Parlamentin Europian, Federica Woelk, është e pakënaqur me qasjen e ndërmjetësuesve në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas saj, me kalimin e kohës gjithmonë e më shumë po vërehet se ata përpiqen që të përfshijnë pika të cilat janë në favorin e Serbisë.

“Kur Kosova kërkon përfshirjen e çështjes së krimeve të luftës në kornizën e dialogut, përgjigja është jo. Kjo qasje me standard të dyfishtë është problem”, ka shkruar ajo në X.

“Një gjë e tillë nuk përkon me qëndrimet tjera të politikës së jashtme të BE-së. Paragjykimi në këtë rast është konkret dhe i qartë, ndërmjetësuesit janë totalisht të anshëm nga Serbia dhe kështu nuk ka një mundësi të vërtetë për dialog”, vazhdon mesazhi i saj. Ekspertja për Ballkanin në PE, e konsideron të padrejtë dhe kërkesën e BE-së për çështjen e dinarit serb, duke e cilësuar si vendim për të ndërhyrë kundër Kushtetutës së Kosovës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE