Arbër Çepani flet për Roza Latin: E kam shoqe prej një jete, por ishte e shëmtuar kur…

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arbër Çepani flet për Roza Latin: E kam shoqe prej një jete, por ishte e shëmtuar kur…

Arbër Çepani ka komentuar debatin e Roza Latit dhe Ledjonës në Big Brother Vip. Në Shqipëria Live, ai fillimisht u shpreh se si kast, ky është një nga kastet më të mira të këtij reality show.

Ndërsa sa i përket debatit Ledjona-Roza, Arbëri tha se ishte i shëmtuar. Ai shtoi se pavarësisht se Rozën e ka shoqe prej një jete, ai e konsideron sjelljen e saj kundrejt Ledjonës si të pahijshme.

“Tani se çfarë po ndodh aty brenda nuk është ndonjë surprizë e madhe për njerëzit që janë në botën e VIP-llikut. Njerëzit që kanë këtë lloj stature kanë më shumë komplekse sesa njerëzit e tjerë sepse tregojnë një jetë tjetër në “Instagram”, rrjetet sociale, intervista, ndërsa në realitet kanë të gjithë atë jetën me probleme që kemi gjithsecili prej nesh. Prandaj çuditemi pse gjithë ky sherr aty brenda. Duket sikur kemi rrëshqitur të gjithë si kolektiv.

Zihemi për një fjalë goje. Sherret e vajzave dje ishin shumë të shëmtuara në mënyrën se si ato u kapën me njëra-tjetrën. Në rastin e Rozës, e kam shumë xhan, e kam shoqe prej një jete, ishte shumë e pahijshme ajo që i tha Ledjonës. Por prapë kam përshtypjen që o e bëjnë nga një presion i shtuar aty brenda, a nuk e di çfarë të them”, tha Arbër Çepani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49898 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE