GJKKO shtyu seancën, avokati Gjokutaj: Irena Gjoka synon djegien e mandatit të Berishës!

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
GJKKO shtyu seancën, avokati Gjokutaj: Irena Gjoka synon djegien e mandatit të Berishës!

Kërkoi të marrë pjesë në Kuvend, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyn seancën për Sali Berishën. Seanca u shty për më 8 shkurt, ora 14:30. Nën hetim për korrupsion pasiv në çështjen e privatizimit të klubit sportiv “Partizani”, ish-kryeministri është në “Arrest shtëpie”. Më 19 janar, SPAK-u i refuzoi kërkesën për të shkuar në parlament. Për të katërtën herë, avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se me vendimin e sotëm për shtyrjen e gjykimit të kërkesës së tyre, “u dekriptua plotësisht qëllimi politik që po përmbush gjykata, për t’i djegur mandatin e deputetit Sali Berishës”.

Ne kemi vijuar me ankimin e rrëzimit. Sot ishte seanca për shqyrtimin e këtij ankimi me një paradoks. Sot është dekriptuar plotësisht se qëllimi politik po realizohet në mënyrë rigoroze nga kjo gjykatë. Pse? Në kohën e marrjes së masave së sigurimit në tetor ndaj z.Berisha, masat ishin të pakomunikuara dhe ata i konsideronin të komunikuara e të ekzekutuara. Sot ndodh e kundërta.

Ndërkohë që fletëthirrjen e ka firmosur e bija e z. Berisha dhe ka një raport të Policisë që z. Berisha ka marrë dijeni, Gjykata nuk e konsideron këtë si të njoftuar dhe shtyn seancën. E gjithë shtyrja e seancës është për të vonuar, siç caktoi edhe datën pas dhjetë ditësh, për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese, sepse i vetmi qëllim i kësaj gjykate dhe i politikës që fshihet pas saj është djegia e mandatit të deputetit të z. Berisha.

Ajo është shtyrë për në datën 8 shkurt, të shikojmë se çfarë marifeti tjetër do të nxjerrë gjykata.

Kjo gjykatë sot mori dhe kërkesën për përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka, kërkesa e katërt që bëhet për përjashtimin e saj. Ajo nuk dëgjon. Sot ishte një qëndrim jo me dy standarde, por i shtatëfishtë.

Ne do të vazhdojmë betejën sepse kjo gjykatë, që dje i quante vendimet e komunikuara, të pafirmosura, sot me firmë dhe me dijeni e konsideron të panjoftuar, zotin Berisha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE