Nga Saki te Tardeli, ekspozita për Paolo Rosin bën bashkë emra të mëdhenj në Tiranë!

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga Saki te Tardeli, ekspozita për Paolo Rosin bën bashkë emra të mëdhenj në Tiranë!

Në ambientet e Muzeut Kombëtar në Tiranë u hap sot ekspozita mbi jetën dhe karrierën e Paolo Rosi, një prej emrave më të mëdhenj të futbollit italian dhe atij botëror. Deri më 24 shkurt sportdashësit shqiptarë kanë mundësinë të shohin nga afër objekte të ndryshme, sende personale të ish-lojtarit, apo dhe dëshmi të bashkëkohësve të tij.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite merrnin pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kryeministri Edi Rama dhe disa emra të mëdhenj të futbollit italian dhe jo vetëm, si Arrigo Saki, apo dy kampionët e botës të 1982-shit, Marko Tardeli dhe Antonio Kabrini. Merrte pjesë edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina.

“Është kënaqësi të jem këtu. Tirana ka ndryshuar shumë, kam qenë shumë vitë më parë. Ne presim që futbolli të jetë njësoj emocionues, aktiviteti është për të gjithë”, – tha Saki, ish-trajneri i shquar italian.

“Faleminderit për ftesën. Gjithçka ka bërë Paolo ka ndryshuar futbollin italian dhe jo vetëm. Ishte një mik i mirë dhe një djalë i mrekullueshëm, një personazh pozitiv dhe i veçantë. Kanë kaluar 3 vite që Paolo ka ndërruar jetë, humbi një pjesë e grupit dhe skuadrës sonë, po na sheh nga lart”, – u shpreh Kabrini.

Marko Tardeli, theksoi: “Besoj që e njihja Paolon shumë mirë, ishim shumë miq së bashku, kënaqësi të flasësh për të. Një njeri fantastik, person me shumë besim. Kishim gjithnjë nevojë për të në skuadrën tonë”.

Ekspozohen edhe sende të personaliteteve më të mëdha të futbollit botëror ndër vite, si Maradona, Pelè, di Stefano, Myler, Çarlton, Best, Falkao, Bekenbauer, Krojf, Mateus, Baxho, Maldini, Van Basten, Platini, Ronaldo, Kristiano Ronaldo, Mesi, Zidane e etj.

Me mbështetjen e FIFA-s dhe disa koleksionistëve më të rëndësishëm në botë sillen në këtë ekspozitë gjithashtu një sërë objektesh unike, si fanella, këpucë, tuta, topa, foto, dokumente, trofe dhe medalje, që u përkasin legjendave më të mëdha të futbollit botëror. Përfshihen këtu edhe fanellat e 47 fituesve të ‘Topit të Artë’, nga viti 1956 dhe deri më sot.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48866 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE