Shpërthen presidenti i Barcelonës, Laporta hedh akuza të rënda për Real Madridin…

vovalbania February 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthen presidenti i Barcelonës, Laporta hedh akuza të rënda për Real Madridin…

Është një kohë akuzash të ndërsjella si asnjëherë më parë mes Realit dhe Barcelonës. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë klubin e Real Madrid për propagandë duke ndikuar kështu tek vendimet e arbitrave në fushë. “Ne te Barcelona nuk e kemi praktuar kurrë propagandën si Real Madrid TV. Kjo po bëhet e tepërt dhe Komiteti i Arbitrave apo Federata, duhet të ndërhyjë. Ajo që ndodhi në ndeshjen me Almerian ishte e turpshme dhe e panë të gjithë. Por, më e habitshmja është se pavarësisht vendimeve në favor të Realit, ata sërish dalin në publik dhe deklarojnë se arbitrat favorizojnë Barcelonën”, u shpreh Laporta

Nga ana tjetër, Barcelona do të detyrohet t’i shesë disa lojtarë në verë, në mënyrë që të ketë përforcime të mëdha. Klubi katalanas vazhdon të ketë vështirësi financiare, andaj nuk është në gjendje të përballojë transferime pa liruar vende. Sipas gazetës Sport, disa njerëz brenda bordit të Barcelonës duan të shesin Jules Kounde këtë verë. Shitja e francezi pritet të vjen pasi vlera e tij është në rënie dhe shfaqja e 17-vjeçarit, Pau Cubarsi, i ka bindur drejtuesit. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se vlera e Koundes është në 60 milionë euro dhe ka disa skuadra nga La Liga dhe Liga Premier që i duan shërbimet e tij. Kounde thuhet se është informuar për situatën e tij, andaj do t’i duhet të kërkojë një aventurë të re.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48699 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE