“Krevati i Fantazmave”/ Fati i keq i banorëve që kanë fjetur aty, dolën një nga një nga shtëpia!

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Krevati i Fantazmave”/ Fati i keq i banorëve që kanë fjetur aty, dolën një nga një nga shtëpia!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli  arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Meri është një nga banoret më të spikatura brenda shtëpisë me batutat, mimikat dhe mendimet e saj. Së fundmi pasi u shpreh se brenda në shtëpi ka fantazma, nuk e la me aq këtë histori. Pas largimit të Drinit nga shtëpia, krevati i tij më pas u bë i Olsit dhe të dy ish-banorët janë larguar nga shtëpia, kur askush nuk e priste. Për këtë Meri e ka quajtur  krevatin ku kanë fjetur ata, ‘krevati i fantazmave’ dhe ka paralajmëruar që askush mos të flejë atje.

Meri: Ai krevati ngelet gjithmonë bosh, ‘krevati i fantazmave’ do ta quajmë, ishte Drini iku, ishte Olsi iku, bosh do rrijë ai… 

Edhe pse tashmë të gjithë presin që puthjet e para në buzë të jenë nga banorët që janë duke flirtuar me njëri-tjetrin, dukt se këtë edicion është ndryshe. Pas Merit dhe Meritonit, të cilët shkëmbyen një puthje në buzë gjatë prime-it për shkak të një basti, dy banorë të tjerë kanë shkëmbyer një puthje. Egla dhe Graciano në fund të performancës së tyre të kërcimit kishin planifikuar një puthje të inskenuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48762 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE