Protesta e opozitës para Kuvendit, hidhen tymuese drejt policisë!

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protesta e opozitës para Kuvendit, hidhen tymuese drejt policisë!

Nikolla ka nisur seancën parlamentare, Garda nuk lejon deputetët e opozitës të futen në sallë.

Jo vetëm të përjashtuarit, deputetët e opozitës nuk hyjnë dot në Kuvend

 “Leskaj, Korreshi, Bardhi, Koliqi, Vasili dhe deputetët të tjerë që nuk janë të përjashtuar nuk po lejohen të futen brenda” tha Dash Sula, po ashtu i papërjashtuar nga senaca plenare.

Sikurse ishte paralajmëruar, Kuvendi ndodhet në situatë të pazakontë, ku edhe pse brenda ka nisur seanca plenare pa asnjë deputetë të opozitës, jashtë derës ka tension.

Deputetët e opozitës po tentojnë prej disa minutash të futen në Kuvend duke u përplasur me Gardën, por nuk lejohen brenda.

Pak më tej ka nisur protesta e thirrur nga opozita, të cilët po përdorin edhe flakadanë, madje kanë hedhur tymuese drejt policisë.

Pas tensioneve dhe përplasjeve, dera e Kuvendit u hap vetëm për deputetët e opozitës të cilët nuk janë përjashtuar.

Deputetët e tjerë të përjashtuar nuk u lejua nga garda, ndërsa pjesa tjetër përdorën zhurmues në Kuvend. Garda e Kuvendit ndërkohë krijoi kordon para tavolinës së ministrave.

Seanca plenare u mbyll mes tensioneve. Ndërkohë jashtë Kuvendit vijon protesta e thirrur nga opozita, të cilët kanë hedhur edhe tymuese nga policisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49902 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE