Zelensky kërkon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm!

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zelensky kërkon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i kërkoi parlamentit ukrainas të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm edhe për 90 ditë të tjera.

Zelensky fillimisht shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm më 24 shkurt 2022, kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë dhe që atëherë kjo masë është zgjatur disa here.

Parlamenti ukrainas e ka zgjatur për herë të fundit gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin në nëntor 2023 deri më 14 shkurt 2024 dhe me miratimin e kërkesës së Zelensky, këto dy masa do të zgjateshin më tej deri më 14 maj.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, do të vizitojë sërish Ukrainën.

 “Unë jam në rrugën time për në Kiev”, tha ai për gazetarët në Varshavë.

Borrell tha se një shtysë e re për të armatosur Ukrainën ishte e nevojshme për të mposhtur Rusinë dhe u kërkoi 27 anëtarëve të BE-së të ofrojnë “gjithçka të nevojshme”, raportojnë mediat e huaja.

“Nuk është vetëm një çështje kohe. Është një çështje e sasisë dhe cilësisë së furnizimeve tona. Dhe ne sigurisht duhet të bëjmë më shumë dhe më shpejt sepse Ukraina duhet të mbizotërojë”, tha Borrell.

Vizita në Ukrainë do të jetë e katërta e Borrelit që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt 2022.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50311 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE