Amnistia e të burgosurve, ministri Manja kuvendit: Kemi mbipopullim burgjesh/PD-ja me amendament!

vovalbania February 07, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Amnistia e të burgosurve, ministri Manja kuvendit: Kemi mbipopullim burgjesh/PD-ja me amendament!

Në mbledhjen online të Komisionit të Ligjeve kushtuar amnistisë së mbi 600 të burgosurve, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja solli në vëmendje mbipopullimin e burgjeve.

Jemi plus 190 të paraburgosur e të dënuar më shumë nga sa kemi kapacitete. Nëse kemi 5818 të paraburgosur dhe të dënuar, kapacitetet tona janë plus 190 më shumë. Referuar standardeve të BE-së, nuk do të duhet që të kishim këtë numër personash të paraburgosur. 2204 kemi të dënuar dhe po t’u referohemi standardeve të BE-së, ne duhet të kishim 30% si maksimum të numrit të të paraburgosurve, në raport me të dënuarit.  Jemi tek 2500 persona të paraburgosur më shumë se standardet e BE, jemi mbi kapacitetet. Amnistia në këtë moment përveç parimeve të tjera do të na shërbejë edhe ne për të na krijuar një mundësi të sistemit siç duhet.

Amnistia është një zgjidhje e përkohsshme. Duhet të mendojmë zgjidhje afatgjatë për të shkuar në standardet që na kërkon BE-ja. Paketën ligjore e kemi në përputhje me standardet e BE-së, por kur vjen puna te menaxhimi, nuk është i tillë.

Qeveria ka një plan për ndërtimin e strukturave të reja sipas standardeve të BE-së dhe mbylljen e burgjeve të ndërtuara në kohën e komunizmit.

Jo për çdo gjë duhet të shkohet drejt burgut. Masat alternative të dënimit, janë pushtet që e ka drejtësia. Por, e thotë kodi që për veprat që dënohen deri në 5 vite, shërbimi i provës mund të jetë një zgjidhje, pra duhen parë dënimet alternative. Kemi një masterplan, të cilin akoma nuk e kemi kaluar në qeveri lidhur me strukturat akomoduese se ku duam të shkojmë deri në vitin 2030. Duhet të mbyllim institucionet e komunizmit dhe të ndërtojmë dy-tre struktura të reja.

Nga opozita, Enkelejd Alibeaj prezantoi amendamentin e PD-së për Amnistinë Penale. Sipas Alibeajt, synohet të mbrojnë protestuesit e Astirit, Bregut të Lumit, Shkozës, Teatrit, vrasjes së Klodian Rashës e studentët.

AMENDAMENT PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN “PËR DHËNIE AMINISTIE”

Në mbështetje të nenit 71, pika 1, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, me propozim të deputetit Enkelejd Alibeaj, në projektligjin “Për dhënie amnistie”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3, pika 1 shtohet shkronja ë) me përmbajtjen si vijon:

“ë) personat e dënuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237 dhe 282 të Kodit Penal, të kryera gjatë tubimeve ose protestave politike dhe qytetare të organizuara në periudhën 01.10.2018 – 31.12.2020”.

Neni 2

Në nenin 4, pika 1, shkronja k) hiqet numri “237”.

Neni 3

Pas nenit 6, shtohet neni 6/1 me përmbajtjen si vijon:

“Neni 6/1

Dhënia e amnistisë nga ndjekja penale për protestuesit

Përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera gjatë tubimeve apo protestave politike dhe qytetare të organizuara në periudhën 01.10.2018 – 31.12.2020, të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237 dhe 282, të Kodit Penal”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49902 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE