Zgjedhjet e 2025/ Pak ditë para nisjes së turit të takimeve me diasporën, Rama thirrje shqiptarëve në Greqi: Mezi pres të takohemi!

vovalbania May 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet e 2025/ Pak ditë para nisjes së turit të takimeve me diasporën, Rama thirrje shqiptarëve në Greqi: Mezi pres të takohemi!

Kryeministri Edi Rama, në një reagim të bërë në Facebook, ka rikujtuar se më 12 maj nis turin e takimeve me diasporën shqiptare në shtete të ndryshme.

Rama ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Greqi që të jenë të pranishëm në takimin që do të mbahet më 12 maj në Athinë, që do të çelë këtë tur.

“Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë”, shkruan Rama.

Pas takimeve në kuadër të rienergjizimit të PS, Rama njoftoi ditë më parë edhe nisjen e turit të takimeve për rienergjizimin e Diasporës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Ky tur do të bëhet në kuadër të Rienergjizimit të Diasporës për Shqipërinë 2030 dhe do të zhvillohet në muajt maj-qershor.

Mësohet se takimet do të zhvillohen në Athinë, Milano, Londër dhe Mynih. Kujtojmë që kohet e fundit, shqiptarët në Mynih u ngritën në protestë para konsullatës ku kërkonin që t’i mundësohej vota për zgjedhjet e ardhshme. Po ashtu edhe në Itali, shoqata të ndryshme të shqiptarëve, kërkojnë që t’i mundësohet vota.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51421 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE