Meritoni ‘hakmerret’ për Bardhin, ja çfarë ndodhi mes tij dhe Endrik Bebës

vovalbania February 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Meritoni ‘hakmerret’ për Bardhin, ja çfarë ndodhi mes tij dhe Endrik Bebës

Endrik Beba është konkurrenti më i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP”, i cili menjëherë ka krijuar trazira në shtëpi.

Në klipin prezantues, Beba preku lidhjen që ka patur me Sarën, veprim që nuk i ka pëlqyer aspak një prej banorëve, Meritonit.

Ky i fundit e ka marrë veçmas Endrikun për ta pyetur pikërisht për atë cfarë ai tha në klip.

Meritoni: Dëgjova mënyrën si u prezantove. Më bëri pak përshtypje kur the në fund që kam pasur një histori. Do ta diskutojmë një ditë për qejf.

Endrik: Për historinë?

Meritoni: Po. Pjesa e fundit m’u duk provokative.

Endrik: S’kam asnjë gjë provokative. Unë të gjithë që janë këtu do t’i respektoj siç i njoh këtu brenda, Të gjithë i kam miq unë i vlerësoj që të gjithë si njerëz. Nuk më intereson as të ndërhyj.

Meriton: Cila është arsyeja që e the atë?

Endrik: Është një gjë që dihet. nuk mund të jap informacione nga jashtë.

Meriton: Nuk munde të mos e thuash fare?

Endrik: Jo. Kur të dalësh do ta kuptosh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE