Tre të arrestuar në Tiranë dhe Durrës për municione luftarake e shitje kanabisi!

vovalbania February 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tre të arrestuar në Tiranë dhe Durrës për municione luftarake e shitje kanabisi!

Një 49-vjeçar u vu në pranga në Durrës për municion luftarak të mbajtur pa leje dhe vendosje bastesh sportive të paligjshme përmes celularit. Në banesën e tij në lagjen nr.10 të qytetit bregdetar, policia gjeti 773 fishekë luftarakë, që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me celularin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Dy të arrestuar në Tiranë për shitje kanabisi. Shtetasve të moshave 22 e 32-vjeç, gjykata i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” numri i të ndaluarve deri më tani ka shkuar në 77.  Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Njoftimi policor:

Shtetasit J. B., 33 vjeç dhe A. N., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë, ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kudër të megaoperacionit “Tempulli 2” numri i të ndaluarëve deri më tani ka shkuar në 77. Ndërsa më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gramë heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE