‘Bodybuilder-i’ vdes papritur para transplantit, kishte jetuar gjithë jetën me një veshkë!

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Bodybuilder-i’ vdes papritur para transplantit, kishte jetuar gjithë jetën me një veshkë!

Bodybuilder-i Cristhian Annes kishte lindur me një veshkë dhe kishte jetuar pa probleme deri një vit më parë, kur papritur analizat e gjakut i treguan se shëndeti po i përkeqësohej. Së fundmi teksa priste një organ të përshtatshëm për transplant, modeli 34 vjecar ‘bodybuilder’ Cristhian Annes ka ndërruar jetë. Braziliani ishte vendosur në listë pritje për transplant disa muaj më parë.

Më 20 janar ai u dërgua me urgjencë në spital teksa gjendja u përkeqësua. Arsyet e përkeqësimit të papritur të shëndetit të tij mbeten mister. Cristhian, i cili punonte si trajner personal, ishte me një veshkë që prej lindjes, por nuk kishte pasur asnjë herë probleme shëndetësore.

Por në vitin 2022, instruktori i bodybuilding, emri i vërtetë i të cilit ishte Hans Christian Dyck Annes, mori lajmin se veshka e tij ne fakt, nuk po funksiononte më siç duhej. Partnerja e tij Wanna tregon se ai kishte fobi nga mjekët por më në fund vendosi të kurohej. Annes kishte mbi 40,000 ndjekës në rrjetet sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49435 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE