Kaosi dhe zhurma, mbyllet në 20 minuta seanca plenare/Noka i kthehet Bashës!

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kaosi dhe zhurma, mbyllet në 20 minuta seanca plenare/Noka i kthehet Bashës!

Seanca e sotme plenare nuk bëri dallim nga të kaluarat. Pjesa e deputetëve të grupeve Bardhi-Berisha që u lejua të ishte në sallë, oamundësoi zhvillimin e punimeve normale duke bllokuar foltoren. Edi Paloka dogji rregulloren e Parlamentit ndërsa jashtë prisnin 23 deputetë që nuk u lejuan të merrnin pjesë pas përjashtimeve me disa ditë për shkak të kaosit në seancat e kaluara.

Flamur Noka spërkati me miell shkallët e Kuvendit, duke simbolizuar vizat e kokainës dhe nuk e kurseu miellin as për punonjësit e Gardës e Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj.  Po ashtu u hodhën vezë ndaj makinës së ministrit të Brendshëm, Taulant Balla e gjithashtu kundrejt automjetit të Gjonçajt.

Mes zhurmës e bllokimit të foltores, maxhoranca vijoi me miratimin e projektligjeve në rend dite. Por, hoqi atë që rikthen bastet online, si dhe u rrëzuan dy amendamente të paraqitura nga Lulzim Basha. Ndërkaq, Basha ishte në sallë dhe në dalje e priste Flamur Noka, i cili iu drejtua me fjalë të ashpra:

    Je tradhtar, je i pabesë, je i paburrë, je mercenar!

Ndërsa disa deputetë të opozitës ndodheshin në foltore, Enkelejd Alibeaj ishte i ulur në vendin e tij. Kolegu i “Rithemelimit” Petrit Doda i kërkonte të mos rrinte aty, por t’i afrohej foltores, por Alibeaj vazhdoi të ruante qetësinë me duart e kryqëzuara, ndërsa një efektiv i Gardës largoi Dodën.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48971 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE