Rai merr masa disiplinore ndaj gazetarit, bullizoi artisten konkurruese në Sanremo!

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rai merr masa disiplinore ndaj gazetarit, bullizoi artisten konkurruese në Sanremo!

Festivali i Sanremos 2024, i pesti nën menaxhimin e Amadeus, po merr vëmendje të jashtëzakonshme dhe sigurisht nuk mungojnë kurrë polemikat. Këngëtarja BigMama e cila konkurroi me këngën “La rage non ti basta” u komentua dhe u bullizua shumë për pamjen e saj. Drejtori i Përgjithshëm i Rai, Roberto Sergio ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të masave disiplinore ndaj një gazetari i cili dyshohet se ka publikuar një postim bullizues në Twitter kundrejt artistes që konkurron në Sanremo 2024. Për momentin nuk dihet identiteti i gazetarit.

Ndërkohë, po shkakton diskutime edhe krahasimi i “Striscia la notizia” që vendosi BigMama-n përkrah Ursulës, shtrigës së Sirenës së Vogël. Këngëtarja në një intervistë për La Stampa diskutoi komentet për të. “Meme për Ursulën? Më dhemb, por ajo është po aq ikonë sa unë. Ju nuk jeni.”

Në intervistat e para Festivalit, BigMama fliste shpesh për marrëdhënien me trupin e saj dhe bullizmin që ka pësuar në fëmijëri. Në një intervistë të fundit ajo pranoi se ishte shumë e vështirë të pranonte veten:

Ata të thonë se nuk mund të bësh gjëra, se nuk do të arrish kurrë sepse je i shëndoshë, vjen nga një fshat i vogël (San Michele di Serino, në provincën e Avellino), nga një familje modeste. 

Rikujtojmë, se Alessandra Amoroso-s, e cila në Sanremo 2024 solli këngën “Fino a qui”, tregoi per herë të parë se si lindi kjo këngë. Ajo rrefeu e perlotur se ka qene viktimë e bullizmit dhe urrejtjes digjitale. Gjithçka nisi me koncertin e saj në San Siro në vitin 2022, i cili më pas e detyroi të arratisej, të largohej nga Italia dhe të strehohej në Kolumbi. Këngëtarja pohoi se perfundoi në terapi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE