Parashikimi i motit për sot, e premte 9 shkurt 2024!

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit për sot, e premte 9 shkurt 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh, si edhe me vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht re të mesme e të larta transparente. Në veriperëndim ka reshje lokale shiu me intensitet të ulët, në mënyrë të izoluar në mesditë e pasdite.

Prezencë e mjegullës së dendur /mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era fryn me drejtim nga kuadrati i jugut e me shpejtësi mesatare 3-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era bëhet intensive dhe me shpejtësi nga 12 deri në 18m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
5/16
Diell re shi

Kukës
2/15
Diell re

Lezhë
7/18
Diell re shi

Dibër
0/15
Diell re

Durrës
7/21
Diell re

Tiranë
6/20
Diell re

Elbasan
5/20
Diell re

Berat
3/21
Diell re

Vlorë
5/21
Diell re

Korçë
-2/14
Diell re

Gjirokastër
0/19
Diell re

Sarandë
6/20
Diell re

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48776 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE