Po shkëlqen me Real Madridin, madrilenët kanë refuzuar 30 milionë për këtë lojtar në janar…

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po shkëlqen me Real Madridin, madrilenët kanë refuzuar 30 milionë për këtë lojtar në janar…

Real Madrid është në një formë mjaft të mirë në kampionat së fundmi me disa lojtarë që po shkëlqejnë këtë sezon, njëri prej tyre është edhe Brahim Diaz. Futbollisti e ka rritur mjaft tepër nivelin e lojës së tij së fundmi, gjë e cila është evidentuar edha nga trajneri Ancelotti i cili i ka thurur elozhe lojtarit për performancat në fushën e lojës. Pas tre viteve të kaluara si i huauzar te AC Milan, Brahim Diaz është rikthyer te Real Madridi ku po shkëlqen edhe në Santiago Bernabeu. Mesfushori spanjoll çdo ditë e më shumë po bëhet i rëndësishëm për Los Blacos dhe ai pritet të ketë të ardhme te klubi madrilen. Se sa vlerësohet Diaz te Reali, tregon fakti se kryeqytetasit spanjoll kanë refuzuar një ofertë të rëndësishme në janar për ta mbajtur yllin spanjoll në radhët e tyre.

Gjiganti gjerman Borussia Dortmund tentoi me një ofertë të rëndësishme transferimin e Brahim Diaz, ofertë që u refuzuar menjëherë nga Real Madridi. Sky Sport ka raportuar se verdhezinjtë kishin ofruar 30 milionë euro për transferimin e spanjollit, por përkundër raporteve të shkëlqyera që kanë dy klubet Reali nuk e pranoi ofertën. Te Reali besojnë shumë në spanjollin dhe presin që ai të rrit edhe më shumë përformancën e tij pasi tani lojtari ka fituar edhe besimin e Carlo Ancelotit. 24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, ku ka realizuar edhe shtatë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48689 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE