“Atij do t’i pritet krahu…”, Graciano bën parashikimin për Romeon!

vovalbania February 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Atij do t’i pritet krahu…”, Graciano bën parashikimin për Romeon!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Kutia e Pandorës që u hap nga Graciano dhe dërgimi nga ai në televotim i Romeos, Heidit dhe Elvisit vazhdon ende të diskutohet në shtëpi. Së fundmi Graciano duke biseduar me Rozën shprehet se është i sigurt se Elvisi do të jetë i eleminuari dhe me largimin e tij Romeos “do t’i prihet krahu”, pasi ai është shoku i tij i ngushtë.

Graciano: Ai po përdor çfarëdolloj karte, duke shpikur nga jashtë.

Roza: Që të të sulmojë.

Graciano: Nuk ka për t’ia dalë. Atij kur t’i dalë Lisi, atij do t’i pritet krahu.

Roza: Po jo mo shpirt jo, bën shok tjetër Romeo.

Graciano: Jo, jo, si Lisi nuk ka. Se siç i rri Lisi…

Romeo ka zgjedhur që me të gjitha banorët por jo vetëm, të zbulojë sakrificat e tij për të ardhur nga Vlora në Tiranë, që mesa duket nuk kanë qenë edhe aq të lehta. Romeo ka treguar se fillimisht i është dashur të qendrojë në hotel, ku duke qenë se nuk kishte të ardhura, shkonte në fillim të javës në hotel, dorëzonte kartën e identitetit dhe më pas në fund të javës, kur vinte dita e pagesës, largohej nga dritarja. Një skemë të cilën e kishte përdorur në disa hotele. Më pas ai ka treguar se shtëpia e tij e parë me qira në fakt ka qenë një korridor, që kishte vetëm dy krevate portative.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49019 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE