“O zari vogël…”, debat i ashpër mes Eglës dhe Gazit!

vovalbania February 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“O zari vogël…”, debat i ashpër mes Eglës dhe Gazit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Një nga banorët që debaton më shpesh në shtëpi është Egla. E ditën e sotme debati në oborr mes saj dhe Gazit kaloi në ofendime dhe në tone të larta zëri.

Gazi: O zari vogël… se kaq je, u fute në aktrim ti?

Egla: Përvishi mëngët hajde

Gazi: Ik mi zarush, ik mi

Egla: O smirush, si e ke syrin sot? Bëj shtrigën Gazo

Gazi: Ky syri të çoi për lesh ty, ta ka hequr trurin

Egla: Kujdes syrin, ma fërko ndonjë herë

Kutia e Pandorës që u hap nga Graciano dhe dërgimi nga ai në televotim i Romeos, Heidit dhe Elvisit vazhdon ende të diskutohet në shtëpi. Së fundmi Graciano duke biseduar me Rozën shprehet se është i sigurt se Elvisi do të jetë i eleminuari dhe me largimin e tij Romeos “do t’i prihet krahu”, pasi ai është shoku i tij i ngushtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49611 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE