I publikoi foto intime në rrjetet sociale, ky është TikTok-eri mjaft i njohur shqiptar, shkaktar i vetëvrasjes së vajzës në Kamëz

vovalbania February 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I publikoi foto intime në rrjetet sociale, ky është TikTok-eri mjaft i njohur shqiptar, shkaktar i vetëvrasjes së vajzës në Kamëz

Altin Çoku është 39-vjeçari i cili u vu në pranga si shkaktar i vetëvrasjes së 27-vjeçares Sibora Abedini dy ditë më parë në Kamëz.

Viktima u hodh nga kati i katërt i tarracës në pallatin ku banonte me qira. Sipas informacioneve të para, shkaku ekstrem i vetë-flijimit të saj ishte publikimi i një fotoje intime në rrjetet sociale nga 39-vjeçari.

Çoku, personazh tejet i njohur në TikTok ka rrëfyer në këtë aplikacion se foton ia ka marrë një shok në telefon teksa ishin ulur në kafe dhe ka qenë ai që e ka publikuar.

39-vjeçari thotë se ka patur lidhje intime me viktimën dhe se foton e kanë bërë në hotel. Ai pretendon se publikimi i asaj fotoje i ka shkaktuar probleme dhe me bashkëshorten.

Viktima ka qenë e martuar me një shqiptar të Kosovës dhe ishte në proces divorci. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte njohur me Altin Çokun.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48690 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE